Në operacionin e fundit janë zbuluar dhe asgjësuar me djegie 2936 bimë narkotike kanabis sativa në të gjithë Qarkun e Shkodrës.
Më konkretisht, shërbimet e komisariatit të Policisë Shkodër kanë gjetur në territorin e njësive administrative Shalë dhe Shosh 1792 bimë narkotike kanabis sativa.
Në vijim të veprimeve për këto raste janë referuar materialet në Prokurori ku ka nisur procedimi në gjendje të lirë për:
- inxhinierin e pyjeve, shtetasin A. M., për shpërdorim detyre dhe për moskallëzim krimi;
- rojën e zonave të mbrojtura, shtetasin L. A., për shpërdorim detyre;
- kryeplakun e fshatit Lotaj, shtetasin L. M., për shpërdorim detyre;
- kryeplakun e fshatit Abat, shtetasin M. M., për shpërdorim detyre.
Ndërkohë, shërbimet e komisariatit të Policisë Malësi e Madhe kanë gjetur në territorin e njësive administrative Shkrel dhe Kastrat 824 bimë narkotike kanabis sativa.
