Vëzhgimi/ A e tradhtoi Top Channel Erion Veliajn?

Data

Në dokumentin me shkrim të Kasowitz LLP, me seli në Nju Jork dhe Mishcon de Reya LLP, me seli në Londër, theksohet se kryebashkiaku në detyrë mbahet i izoluar pa akuzë dhe se disa nga praktikat e SPAK-ut për të kërkuar paraburgim të gjatë kanë rezultuar shumë të dyshimta kur janë shpënë në Gjykatën e Strasburgut. Ashtu sikurse ndodh rëndom konkluzionet e këtij raporti u publikuan në ato media që e kanë mbësheur Veliajn kur ka qenë në zyrë, por që vijojnë ta bëjnë këtë edhe në momentin kur doli prej saj.

Ajo që bën çudi është se Top Channel duket sikur nuk bën më pjesë mes tyre. As në TV, as në faqen online të këtij televizioni nuk u botua asnjë rresht nga raporti i Kasowitz LLP dhe Mishcon de Reya LLP.

Ç’ka ndodhur? Ndoshta gjithçka duhet kërkuar në atë që ngjau në fillim të prillit. Kur nga gjykata e apelit doli dosja e përgjimeve që SPAK i kishte bërë në qeli Veliajt, Top Channel aty rezultonte si një nga mediat që merrte porosi dhe drejtohej që nga burgu prej kryebashkiakut në detyrë.

Në biseda rezultonte se Veliaj jepe udhëzime për të mbajtur lart presionin kundër prokurorëve dhe gjyqtarëve. Madje ai i porosiste njerëzit nga burgu që të komunikojnë me trashigimtaren e Top Channel që drejton punën e përditshme, Lorin dhe bashkëshortin e saj, Visin. Psh nga përgjimi i datës 4 mars (shiko faksimilen e dosjes poshtë), një javë para procesit për masën e arrestit, ai jep porositë e më poshtme, ku duket qartë se ka një pakt me televizionin më të madh në vend për ta mbështetur

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related