PD kërkonte pavlefshmërinë e tabelës përfundimtare të rezultatit, duke pretenduar se procesi zgjedhor ishte i manipuluar dhe i ndikuar në mënyrë të paligjshme nga pushteti.
Por Kolegji vendosi të mos e pranojë kërkesën, duke lënë në fuqi rezultatin e shpallur nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.
Ndërkohë, më vonë gjatë ditës pritet të shqyrtohen edhe ankimimet e PD-së për qarqet Dibër dhe Shkodër, ndërsa për qarkun e Vlorës, shqyrtimi është parashikuar për datën 26 qershor.
