Murtaja e bagëtive, zgjerohet harta, shkon në 10 numri i vatrave, 12 ferma me të imta të infektuara

Data

Sëmundja e murtajës ka zgjuar hartën e infektimit, murtaja e ruminatëve tashmë mbërritur edhe në Lushnje e Gjirokastër. Numri i vatrave me murtajë ka shkuar në 10, ndërsa numri i fermave të infektuara në 12. Sëmundja që i merr jetën bagëtive të imta është prezente nga veriu e deri në jug të Shqipërisë. Prezenca e këtij infeksioni në Gjirokastër vë në rrezik një numër të lartë bagëtish, pasi numri më i madh i fermave me dele dhe dhi gjenden në bashkinë e Gjirokastrës dhe Konispolit. Masat parandaluese si ndalimi i tregtisë së gjësë gjallë, apo izolimi kullotave nuk e kanë frenuar përhapjen e murtajës. Deri më tani numri i kafshëve të asgjësuar ka shkuar në 1200.

Nëse kjo sëmundje merr fund para shtatorit ky do të jetë një lajm i mirë për blegtorinë shqiptare, temperaturat e larta janë në favor të fermerëve pasi virusi i murtajës nuk reziston gjatë në diell. Por që murtaja të asgjësohet para vjeshtës, mjekët veterinar kërkojnë edhe bashkëpunimin e fermerëve që të lajmërojnë menjëherë në rast se në tufat e tyre shfaqet murtaja e ruminatëve. Deri më tani Ministria e Bujqësisë ka dhënë vetëm këshilla se si mund të parandalohet murtaja, por ende nuk ka folur nëse këta fermerë do të dëmshpërblen apo jo. Murtaja në Shqipëri mbërriti si pasojë e futjes së kafshëve kontrabandë nga Rumania të cilat shiteshin në tregjet e gjësë së gjallë më certifikata të falsifikuara. Dështimi i kontrolleve veterinare në doganë apo në tregjet e kafshëve a bërë që murtaja sot të jetë prezente në Shkodër, Dibër, Bulqizë, Tiranë, Korçë, Devoll, Skrapar, Lushnje, dhe Gjirokastër, raporton “Top Channel”.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related