Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur francezët e Thales si partner strategjik industrial për mbikëqyrjen ajrore të Shqipërisë. Duket se raportet mes tij dhe Presidentit francez Emmanuel Macron kanë vendosur që Qeveria shqiptare të nënshkruajnë marrëveshjen me Thales për sistemin GM 400 Alpha. Nuk dihet sepse është zgjedhur kjo kompani, kur të paktën 7 vite më parë ishin zgjedhur amerikanët e Lockheed Martin, që instaluan sistemin e radarëve në Shqipëri. Në atë kohë Shqipëria pagoi 22 milionë dollarë, përafërsisht 19 mln euro, për sistemin radar me rreze të gjatë veprimi, ndërsa ofruesi i pajisjeve të mbrojtjes me seli në SHBA, Lockheed Martin. Sistemi, i vendosur në malin verior të Midës, u bë funksional në nëntor 2020. Si Lockheed Martin ashtu edhe Thales konsiderohen ndër kompanitë më të vlerësuara në aspektin e sigurisë, veçanërisht sa i takon radarëve që përdoren për mbikëqyrjen ajrore.
Ende nuk dihet zyrtarisht se sa do të pagujë Shqipëria për sistemin e radarëve që do të merren brenda 14 muajsh tha Thales, por kostoja e një sistemi të tillë, referuar të dhënave publike, është rreth 30 milionë dollarë. Marrëveshja mes Shqipërisë dhe Thales është diskutuar gjatë vizitave të Presidentit Macron në Tiranë dhe marrëveshja u konkretizua në Francë, në prani të ministrit francez të Forcave të Armatosura, Sébastien Lecornu, dhe ministrit të Mbrojtjes së Shqipërisë, Pirro Vengu. Në këtë mënyrë duket se Rama ka zgjedhur që Melonit t’i ofrojë kampet e refugjatëve, dhëndrit të Trump t’i ofrojë Sazanin, duke e shpallur edhe investitor strategjik, dhe Macronit të mos ia bëjë fjalën dysh duke zgjedhur kompaninë franceze për sistemin e radarëve”, raporton “Pamfleti.net”. Thales u zgjodh si partner strategjik industrial për të mbështetur një kërkesë me afat të shkurtër për të furnizuar një radar mbikëqyrjeje ajror Ground Master 400 Alpha (GM400α) të provuar në luftime.
