Aktivistja Evi Kokalari ka reaguar ditën e sotme me anë të një postimi në rrjetet e saj sociale. Ndryshe nga herët e saj të fundit që ka qenë e përqëndruar në kritikat ndaj kreut të PD-së Sali Berisha, Kokalari ka vendosur në shënjestër të vëmendjes, Fatmir Mediun aleatin e palëkundur të demokratëve.
Aktivistja e nis statusin e saj duke thënë se ka biseduar me Prokurorin e Përgjithshëm Aaron Reitz, të cilit i ka thënë se, Mediu i përdor për foto në SHBA, që t’i shmanget gjyqit që ka në Shqipëri.
Kokalari thotë më tej se ka dhe një thirrje për komunitetin e shqiptarëve në Texas që sipas saj po i japin një vëmendje të gabuar Mediut dhe Bershës duke i bërë dëm të madh demokracisë në Shqipëri
