Politika, grupet kriminale dhe media po i bëjnë presion SPAK, Brukseli jep alarmin dhe “shkund” institucionet…

Data

Komisioni Europian (KE) ka hartuar një draft raport për Sundimin e Ligjit, ku jepet alarmi se politika, grupet kriminale dhe media ushtrojnë presion të paprecedent mbi Prokurorinë e Posaçme (SPAK). Brukseli “shkund” edhe institucionet që po i kthejnë shpinën reformës në drejtësi. Draft raporti konfidencial i Komisionit Europian, i zbuluar nga gazetari i njohur i “Top Channel”, Muhamed Veliu, tregon me detaje se si mungesa e mbështetjes institucionale po dobëson luftën kundër korrupsionit dhe minon funksionimin e SPAK-ut.

Raporti i 9 qershorit 2025 evidenton se SPAK megjithë arritjet në hetimin dhe ndjekjen penale të korrupsionit të nivelit të lartë dhe zyrtarëve të lartë, përballet me mungesë stafi, infrastrukturë të dobët dhe ngarkesë të madhe pune, ndërkohë që numri i referimeve nga institucionet e tjera bie në mënyrë alarmante. Komisioni Europian thekson se politika dhe strukturat shtetërore nuk po e mbështesin si duhet këtë reformë thelbësore, duke krijuar rreziqe serioze për vazhdimësinë dhe efektivitetin e SPAK-ut.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related