Rama shpall Lori Hoxhën “investitore strategjike”. Pronarja e Top Channel, kompleks në Tiranë

Data

Lori Hoxha, një nga trashëgimtaret e ish-pronarit të ndjerë të Top Channel, Dritan Hoxha, ka hyrë së fundmi në radhën e “invesitorëve strategjikë”, me lejen e kryeministrit Edi Rama, sipas dokumentave të konsultuar

32-vjeçarja Hoxha, e cila është personazhi kryesor në drejtimin e televizionit Top Channel, ka marrë bekimin e kreut të qeverisë për të ndërtuar një strukturë të kombinuar hoteliere dhe strukturash shërbimi në qytetin e Tiranës.

Në foto: Lori Hoxha, një nga pronaret e Top Channel

Vendimi është marrë nga Komiteti i Investimeve Strategjike në 10 Prill 2025, rreth një muaj para zgjedhjeve parlamentare, ku Top Channel, si përherë, u rreshtua në krah të kryeministrit Edi Rama.

Kompania përfituese e statusit të “investitorit strategjik” është “Anima Con” shpk. Shoqëria është krijuar në qershor të vitit 2022 nga nëna e Lori, Vjollca Hoxha, vejusha e Tan Hoxhës.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related