“U rikuperua”/ Rasti i parë me linë e majmunit, flet Drejtoresha e ISHP-së,Tomini: Disponojmë vaksina për çdo situatë

Data

Drejtoresha e ISHP-së, Eugena Tomini tha në një intervistë televizive se “rasti është ndjekur dhe konfirmuar nga Instituti i Shëndetit Publik në bashkëpunimin me QSUT-në, klinikën e sëmundjeve infektive. Është 31 vjeç i gjinisë mashkull nga rajoni i Shqipërisë së Mesme. Rasti nuk është autokton shqiptar, por ka pasur histori udhëtimi në shtetin fqinj, Itali. Sigurisht në bazë të një plan veprimi për MPox, linë e majmunit, janë zbatuar të gjitha masat për ndjekjen, vlerësimin dhe hetimin epidemiologjik për sa i përket izolimit të rastit dhe ndjekjes klinike”.

Instituti i Shëndetit Publik (ISHP) konfirmon rastin e parë me linë e majmunit në Shqipëri, që i përket datës 18 maj, tashmë i rikuperuar. Tomini u shpreh se rasti u izolua për 28 ditë në banesë dhe u ndoq në distancë, ndërsa u hetua edhe kontakti tij familjari bashkëjetues, i cili rezultoi i pastër

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related