Denoncimi i Tifozave Kuq e Zi: FSHF na ndaloi mos të ishim në Riga, i donin karriget bosh

Data

Manovrat penguese të FSHF-së vazhduan edhe dje në Riga. Në hyrje të stadiumit, djemtë tanë u përballën me kontrolle të papara më parë në një transfertë. Steward-et na thanë hapur: “Kemi urdhër nga federata juaj t’ju kontrollojmë hollësisht”.

Me këtë rast, na ndaluan të gjitha banderolat dhe parullat që kishim me vete, edhe pse përmbanin vetëm shkrimet e zakonshme “Tifozat Kuq e Zi” dhe “TKZ on Tour”. Ato me mesazhe, sigurisht që i futëm brenda.

Kjo ishte tentativa e dytë: e para erdhi kur nuk na ndanë fare biletat që, sipas rregullores, u takojnë tifozëve vizitorë. Donin t’i linin karriget bosh për të thënë se “s’kishim tifoza”.

E dimë mirë me kë kemi punë – me miqtë e shkijeve. Por le ta mbajnë mend: koha mund të jetë e maskarenjve, po Atdheu mbetet i Shqiptarëve.

Shihemi përsëri së shpejti.

Tifoza Kuq e Zi

O sa mirë me qenë Shqiptar”, shkruan TKZ.

Përplasjet mes FSHF-së dhe TKZ-së kanë muaj që vijojnë, fill pasi UEFA i dha dritën jeshile bashkorganizimit të Euro 2027 për 21-vjeçarët mes Shqipërisë dhe Serbisë.

TKZ ishte kundër këtij organizimi me Serbinë dhe i doli kundër FSHF-së dhe kreut të saj, Armand Duka, me protesta.

Pas këtyre ndodhive TKZ humbën vendin e dedikuar në stadium dhe gjithashtu për anëtarët e tyre nuk ka më bileta.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related