Policia e Shtetit po përjeton një “tërmet” drejtuesish, me ndryshime të shumta në disa komisariate kyç në vend. Është hapur gara për postin e shefit në Komisariatin e Rinasit, Cërrikut, Himarës, si dhe në Komisariatin Nr. 2 në Tiranë, pas dorëheqjeve të papritura. Lëvizje priten edhe në drejtimin e sektorëve të krimeve, ku pritet një valë e re emërimesh. Në listën e garës janë përfshirë gjithashtu Komisariati i Policisë Kufitare në Aeroportin e Rinasit, Sarandë dhe Dibër. Por këto ndryshime vijnë në një moment të ndjeshëm për rendin dhe sigurinë, ndërsa pritet të sjellin një ristrukturim të thellë në terren. Pra sytë janë tani tek emrat që do të zëvendësojnë drejtuesit aktualë në këto struktura të rëndësishme.
Detajet
Konkretisht është hapur konkurrimin për postin e Shefit të Komisariatit të Rinasit, Komisariatit të Cërrikut, Himarës, etj. Po ashtu, për shkak të dy dorëheqjeve që kanë ndodhur prej disa javësh, gara është hapur edhe tek Komisariati i Policisë Nr.2 Tiranë, si dhe tek Komisariati i Policisë Himarë. Më tej bëhet me dije se priten ndryshime gjithashtu edhe për shefa krimesh.
