Analisti Enton Abilekaj, duke folur për rezultatet e 11 majit dhe vështirësinë e partive të vogla për të fituar mandate, u shpreh në një emision se elektorati gri duhet të kërkohet në qytetet e mëdha, ku janë edhe bizneset dhe profesionistët e lirë që nuk kanë përfaqësim politik e nuk asociohen dhe kjo është arsyeja kryesore pse partitë e vola e kanë të vështirë të çajnë.
“Në Shqipëri, përjashto qytetet e mëdha, elektorati është i ndarë në dy grupe të mëdha. Sepse ne kemi të zhvilluar klientelizmin politik. Varfëria është e madhe dhe njerëzit duan përkatësi politike.
Elektoratin gri duhet ta kërkosh në qytetet e mëdha. Bizneset janë në këto zona. Profesionistët e lirë janë në këto zona. Ata nuk kanë përfaqësim politik. Nuk asociohen. Kjo është arsyeja kryesore pse partitë e vogla e kanë të vështirë të çajnë. Sepse e shikojnë që nëse nuk e kanë të sigurt që nuk do marrë pushtet nuk e mbështesin.
