Veliaj e la pazarin përgjysmë, Anuela e “mbylli” me Isuf Berberin shportën e bebeve

Data

Në listën e gjatë të tenderëve që Erion Veliaj u përpoq t’i kthente në dhuratë për klientelën e tij politike dhe financiare, por që u ndërprenë me arrestimin e tij nga SPAK, një emër dallohet për absurdin dhe aromën e fortë të pazareve të vogla me para të mëdha: “Shporta e bebeve”.

Tenderi që kishte mbetur i bllokuar në kasafortën e Bashkisë u zhbllokua vetëm kur Anuela Ristani, pas shumë hamendësimesh, kuptoi se Lali Eri nuk do të kthehej më në zyrën e kryetarit. Më 20 maj 2025, pa shumë zhurmë, ajo firmosi kontratën prej 300 milionë lekësh me kompaninë e Isuf Berberit, “FUFARMA”, për të furnizuar me shishe dhe pelena foshnjat e Tiranës.

Ky tender me objekt “Shporta e Bebeve” kishte një fond limit prej 24.8 milionë lekësh dhe u hap më 6 nëntor 2024. Në garë morën pjesë dy operatorë: “FUFARMA” e Isuf Berberit dhe “PAB Tirana”. Oferta më e ulët – 19.9 milionë lekë – u paraqit nga “PAB Tirana”, por komisioni i prokurimit, i kontrolluar nga Veliaj, e skualifikoi nën një pretekst absurd: marrëveshja e furnizimit e nënshkruar pas hapjes së ofertave, ndonëse ligji kërkon vlefshmëri në momentin e kontratës, jo të ofertës.

Në këtë mënyrë, “FUFARMA” u shpall fituese me ofertën gati në kufi me fondin limit. Ishte 24.8 milionë lekë. Por pagesa finale, ajo që bashkia e Tiranës përfundimisht do të likuidojë nga taksat e qytetarëve, është më e kripur: 29.8 milionë lekë – afro 60 milionë lekë më shumë se oferta e skualifikuar.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related