Me vendim të dy anëtareve të këtij organi, përkatësisht Ledio Braho dhe Elvis Çefa,u caktua të hapen të gjitha kutitë e qarkut të Fierit për subjektet politike dhe për kandidatët.
Komisioni i Sanksioneve dhe Ankesave (KAS) vendos rinumërim të votave në qarkun e Fierit. Pas Tiranës do të nisë procesi i rinumërimit edhe për qarkun e Fierit.
