Tek Sali Berisha ata dështojnë. Po i bëhet gjyqi farsës elektorale. Kjo do sjell mungesën e legjitimimit të qeverisë së dalë prej saj. Detyra e Sali Berishës është të faktojë. Bashkë me shqiptarët Sali Berisha ka një funksion rikthimin e votës së lirë. Është mision epik. Sot nuk ka shqiptar që i thotë votës votë, këtu ndodhi një farsë elektorale. Farsat nuk i fiton opozita. Ajo që po bëhet po bëhet gjyqi i farsës.
Mediat që duhet të jenë në krye të kësaj beteje, janë të rreshtuar anë fushatën dezinformimit të qytetarëve. E gjithë bota flet për narko shtet, institucionet më serioze. A nuk erdhi një i dërguari i Departamentit të Drejtësisë dhe tha luftoni kartelet.
Kush janë këta të verbër që thotë nuk shoh narko shtet? Po kullat çfarë janë? Janë investuar, janë marrë nga taksa e ndërtimit 290 mln euro në një vit. Në 5 vite shkon në 8 apo 9 mld. A nuk është narko shtet rënia e euros dhe mbyllja e qindra mijëra sipërmarrje fason. Këta u habitën kur unë fola për narko shtet.
