Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve zhvillon seancë publike ditën e Enjte, datë 05.06.2025. Në rendin e ditës janë shqyrtimet e tri kërkesave ankimore lidhur me rezultatin e zgjedhjeve të 11 majit. Bëhet fjalë për qarqet: Tiranë, Korçë, Dibër, Lezhë dhe Gjirokastër.
Kërkesat ankimore janë depozituar nga Koalicioni Partia Demokratike -Aleanca për Shqipërinë Madhështore.
