Në një zhvillim të papritur, Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka njoftuar mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, pas përfundimit të përgatitjeve për Ekspozitën Ndërkombëtare Expo 2027 në Beograd. Ky vendim pason një periudhë të gjatë presioni nga protestat studentore dhe qytetare, të cilat kanë kërkuar llogaridhënie dhe reforma të thella në qeveri. Ky vendim i Vuçiç vjen pas një periudhe të gjatë refuzimi për të mbajtur zgjedhje të parakohshme, ndaj dhe ndryshimi i qëndrimit tregon se presioni i protestave dhe shqetësimet për stabilitetin politik kanë detyruar ndryshimin e kursit nga ana e presidentit. Kjo krizë politike ka vënë në dyshim stabilitetin e regjimit dhe ka nxitur diskutime të gjera për të ardhmen e demokracisë në Serbi.
Vuçiç njofton mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme, si u “gjunjëzua” presidenti serb para protestave të studentëve
Data
