Kandidatët e PD kërkuan videot nga KQZ, zbulohet mesazhi që u ka dërguar Berisha

Data

Disa kandidatë të Partisë Demokratike kanë kërkuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve pamjet filmike nga numërimi i votave.

Kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, ka zbuluar në TV Klan se kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha u ka dërguar të gjithëve një mesazh që do të kenë mbështetjen e partisë për të bërë transparent procesin.

“Është e drejtë e çdo kandidati, e çdo subjekti politik që të verifikojë vërtetësinë e procesit të numërimit, ashtu siç duhet të identifikojmë problemet përpara numërimit, se manipulimi bëhet para se të fillojë procesi i numërimit. Zoti Berisha, sot ka shpërndarë një mesazh tek të gjithë kandidatët, që thotë se secili do të ketë mbështetjen e PD për të bërë transparent procesin. Një proces që nuk është transparent krijon gjithmonë thyerje dhe çarje brenda një subjekti politik. Do krijojë gjithmonë paragjykime”, tha Mediu.

Kryetari i PR-së, i cili në këto zgjedhje garoi në listën e mbyllur të Aleancës Shqipëria Madhështore, tha se ndryshe veproi Partia Socialiste.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related