Ish – prokurori Besnik Muçi: Mafi@ shqiptare ka karakteristika të Ndraghetës

Data

Ish-prokuror i krimeve të rënda, Besnik Muçi, foli, për operacionin e përbashkët Shqipëri-Itali kundër trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike, në kuadër të cilit u ekzekutuan dhjetëra masa arresti

Lidhur me këtë Besnik Muçi tha se mënyra se si prokurorët italianë trajtuan operacionin ”Ura” dhe mënyra se si ata iu referuan krimit shqiptar, tregoi se krimi i organizuar shqiptar ka arritur në nivelin e mafias.

Më tej ai tha se mafia shqiptare ngjason me mafian e Ndraghetës dhe me mafian Sacra Corona Unita.

Besnik Muçi: Vlerësoj që mafia jonë është vërtetë e madhe.
Dy gjëra më bënë përshtypje: e para përdorimi në mënyrë të natyrshme nga prokuroria e mafias italiane. Ata diskutonin në Tiranë për mafian shqiptare sikur flisnin për Nderaghetën. Do të thotë se në vështrimin e tyre krimi i organizuar shqiptar ka arritur në nivelin e mafias.

Mafia shqiptare ka karakteristika kryesisht të Sacra Corona Unita dhe Ndraghetës, janë qeliza të veçanta që veprojnë në fusha të caktuara dhe që ndërlidhen me njëra tjetrën.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related