Në fund, çdo gjë rezultoi mashtrim dhe nga faqja në fjalë, nuk mori asnjë përgjigje. Në ambasadën gjermane në Tiranë i thanë që është mashtruar. Ardisi nuk mori as takim në ambasadë, as vizë pune dhe as lekët mbrapsht.
“Në datën 15 qershor të vitit 2024, gjeta një person në një faqe Facebook-u, që jepte ‘termina’ në ambasadë për vizë punë në Gjermani. Unë i shkrova këtij personit dhe më ktheu përgjigje. Vonon 3 ditë. Është 100% i sigurt dhe i saktë edhe pagesa bëhet pas konfirmimit, që vjen një e-mail, që do të paraqitesh në ambasadën gjermane. Në ambasadë në Tiranë, më thanë që është mashtrim. Këtë, që kishte bërë ai, ishte false, mashtrim. S’mora as takim në ambasadë, s’mora as vizë pune, as lekët e mia nuk i kam marrë mbrapsht, 1400 euro. Në emër të Bujar Baca Prishtinë”, tha denoncuesi.
Ai bëri një kallëzim, që më pas i kaloi prokurorisë. Por kjo e fundit, e ka pezulluar dhe arkivuar dosjen, me pretendimin, që pret përgjigje nga letër-porositë drejtuar Kosovës.
Sipas avokatit Arben Llangozi, në këtë rast ka shkelje të Kodit të Procedurës Penale, pasi emri është dhe prova janë pagesat e bëra nga Ardis Sulaj. Sipas tij, këto janë mekanizma, që kësaj çështjeje të mos i jepet zgjidhje nga ana e Prokurorisë së Dibrës.
