Burimet diplomatike për median, bëjnë me dije se për një vizitë dy-ditore me ftesë të homologut të tij rus, Sergey Lavrov Ministri i Jashtëm Hakan Fidan do të udhëtojë për në Rusi sot,më 26 maj.
Gjatë vizitës, Fidan do të pritet nga Presidenti rus Vladimir Putin dhe do të zhvillojë një takim me Lavrovin. Ai gjithashtu pritet të zhvillojë bisedime dypalëshe me zyrtarë të tjerë të lartë rusë, përfshirë Ministrin e Mbrojtjes Andrey Belousov dhe ndihmësin presidencial Vladimir Medinsky, i cili udhëhoqi një delegacion në bisedimet për Ukrainën të mbajtura në Stamboll më 16 maj.
Dy aktorë kryesorë rajonalë do të shqyrtojnë statusin aktual të bashkëpunimit në fusha kyçe si tregtia, energjia dhe turizmi, dhe do të vlerësojnë hapat e mundshëm në të ardhmen. Gjatë takimeve në Moskë pritet të diskutohet në detaje çështje që lidhen me marrëdhëniet dypalëshe midis Turqisë dhe Rusisë.
