A do të jeni kandidati i PS për të drejtuar Bashkinë e Tiranës?/ Ja si përgjigjet Gonxhja, më i votuari nga socialistët

Data

Blendi Gonxhja, kandidati më i votuar i Partisë Socialiste në qarkun e Tiranës në zgjedhjet e 11 majit, ka reaguar pas pyetjeve nëse do të jetë ai pasuesi i Erion Veliajt në drejtimin e Bashkisë së Tiranës, pas arrestimit të këtij të fundit për korrupsion.

Në një intervistë televizive, Gonxhja shprehu keqardhje të thellë për situatën në të cilën ndodhet Veliaj dhe theksoi se nuk ka një projekt personal për të kandiduar për këtë pozicion. Ai u shpreh se aktualisht është i fokusuar te përfaqësimi si deputet dhe se çdo diskutim për ambicie të tjera është i papërshtatshëm në këtë fazë.

ProfitSence Logo

“Bashkia Tiranë është një institucion tepër i rëndësishëm. Nëse ne si deputetë bëjmë gjithçka për zonën tonë dhe lehtësojmë jetën e qytetarëve, do të jetë një kontribut i madh. Jam mirënjohës për zemrat që më kanë votuar dhe i përkushtuar ndaj këtij besimi,”deklaroi Gonxhja.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related