Zgjedhjet e 11 majit, ashtu si të gjithë qarqet tashmë gati, rradha është për Lezhën. Gjithsej 164,954 zgjedhës, në këtë zonë e cila prodhon 7 mandate deputetësh, që do të ndahen në bazë të votave të fituara nga subjektet politike dhe kandidatët në garë. Ndërkohë autoritetet zgjedhore po vijojnë përgatitjet, ku proçesi i shpërndarjes së materialeve zgjedhore ka nisur ditën e sotme në të gjitha qendrat e votimit dhe do të përfundojë në oret e mbrëmjes, duke i hapur rrugë një zhvillimi normal të ditës së votimit.
Komisionet Zonalë dhe strukturat e tjera përkatëse kanë bërë apel për një proces zgjedhor të qetë dhe të rregullt, duke ftuar qytetarët të marrin pjesë në votime dhe të kontribuojnë në forcimin e demokracisë përmes votës së lirë.Masat e sigurisë janë gjithashtu në fokus, ku policia e shtetit dhe institucionet e tjera janë angazhuar për të garantuar rendin dhe sigurinë gjatë gjithë procesit, duke nisur nga shpërndarja e materialeve e deri në numërimin e votave.
