Të shtëna me armë në Lushnje, tre persona qëllojnë drejt një makine në lëvizje pranë spitalit

Data

Të shtëna me armë zjarri u raportuan paraditen e sotme (25 nëntor) në Lushnje. Nuk dihen ende rrethanat si ka ndodhur ngjarja, por nga pamjet shihen gëzhoja pistolete në rrugë, ndërsa policia ka rrethuar zonën.

Raportohet se tre persona qëlluan me armë zjarri drejt një makine në lëvizje. Të shtënat kanë ndodhur në afërsi të spitalit të qytetit, një zonë mjaft e populluar. Ngjarja ka shkaktuar panik tek banorët që ndodheshin pranë. Ndërsa policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related