Kritikat që ka për sondazhin e MgLaughlin & Associates në Top Channel dhe sondazhe të tjera për zgjedhjet parlamentare të 11 majit, kryesocialisti Edi Rama i ballafaqoi këtë mbrëmje në një studio televizive.
Edi Rama: Njerëz jashtë realitetit, të thuash që populli është i sëmurë nëse mendon se Shqipëria është në drejtimin e duhur. Pse? Se mendon se Shqipëria shkon në drejtimin e duhur. Ndërkohë, Shqipëria është në tryezën e BE-së. Populli dhe BE mendojnë njësoj, këta mendojnë që populli është i sëmurë.
Grida Duma: Unë jam habitur pse ju gjykoni se ata gjykojnë?
Edi Rama: Unë nuk i heq të drejtën njeriu të gjykojë!
Grida Duma: E dini që kur studiohet sjellja e turmave, studiohen problemet patologjike të shoqërisë?
