Çyryku burgosi Ervin Salianjin’, Alizoti në Elbasan: Rama i thoshte vëlla Vuçiçit dhe përqeshte Kurtin

Data

Kandidati i Partisë Demokratike, Tomor Alizoti, ka mbajtur një fjalim të ashpër në Elbasan gjatë një takimi elektoral, duke drejtuar akuza të forta ndaj kryeministrit Edi Rama. Ai e akuzoi Ramën për ndikim në dënimin e deputetit demokrat Ervin Salianji dhe për qëndrime të dyfishta ndaj liderëve të rajonit.

“Sot dua të përshëndes vëllain tonë, mikun tonë që ‘çyryku’ e burgosi, Ervin Salianjin”, tha Alizoti para qytetarëve, duke përdorur një term përçmues ndaj Ramës. Ai e akuzoi kryeministrin se po përdor drejtësinë për të ndëshkuar opozitën.

ProfitSence Logo

Në vijim, Alizoti kritikoi qëndrimin e Ramës ndaj presidentit serb Aleksandër Vuçiç dhe kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti: “Mos harroni se ky njeri shkonte në Beograd dhe i thoshte Vuçiçit ‘vëllai im’ dhe përqeshte Albin Kurtin”.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related