Bojkoti i këshilltarëve të PD dhe PSD në Shkodër, Beci: Bllokuan ndihmat për familjet e varfra dhe fondet e emergjencës

Data

Kryetari i Bashkisë Shkodër, Benet Beci, ka reaguar pas bojkotit të përsëritur të mbledhjes së Këshillit Bashkiak nga ana e Partisë Demokratike dhe Partisë Socialdemokrate. Në një status në rrjetet sociale, ai i akuzoi këto parti për bllokimin e vendimeve të rëndësishme për qytetin dhe për qytetarët në nevojë.

Beci nënvizoi se ky është rasti i dytë brenda një muaji që këshilltarët e PD dhe PSD “braktisin detyrën”, duke penguar miratimin e ndihmës ekonomike për familjet e varfra, fondeve për emergjencat dhe projekteve për menaxhimin e plazhit të Velipojës.

ProfitSence Logo

“Me këtë braktisje me justifikime bajate, ato bllokuan shpërndarjen e ndihmës ekonomike për familjet e varfra, megjithëse në fushatë përbetohen për luftë kundër varfërisë. Bllokuan fondet e emergjencës për familjet e prekura nga fatkeqësitë. Bllokuan vendimin për mirëmenaxhimin e plazhit të Velipojës,” shkruan Beci.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related