Kontrata e lobimit, jo për ‘Non Grata-n’/ Berisha: Se pagoi PD, ne pranuam vetëm shërbimin

Data

Kreu i demokratëve dhe Aleancës për Shqipërinë Madhështore, sqaroi se kontrata është nënshkruar nga organizata e patriotëve, teksa PD ka pranuar thjesht shërbimin.

Ligji amerikan i detyron kontratat të afishohen. Ne e dinim këtë. Ne nuk kemi kontratë. Ata që e paraqesin deformojnë të vërtetën. Ne kemi firmosur se pranojmë shërbimin, por nuk është e jona. Rama ka të drejtë që është i shqetësuar. Ai do e shohë boomerang. Ai ishte mësuar të merrte përgëzime edhe kur nuk ishin hapur kutitë. Ajo kontratë mbron interest e shqiptarëve. Rama e ka marrë përgjigjen. Kushdo që lexon rezolutën e Venecias, aty shihet se Rama po blen vota me lekë, asfalt, punësim”, tha Berisha.

Më tej, kryedemokrati ka mohuar që në kontratën 6 milionë dollarëshe të lobimit në SHBA, të ketë një klauzolë të veçantë në lidhje me heqjen e non gratës.

Në A2 CNN, kreu i PD tregoi edhe njëherë se kush ishin personat që ia stisën këtë ndëshkim në SHBA, teksa lajmin se do të ketë një vizitë të tij në Amerikë para zgjedhjeve, zgjodhi ta anashkalojë me diplomaci.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related