Berisha: Rama erdhi në Korçë si pazarxhi. Donte të blinte Vrenozin, se nuk i duron dot kritikat

Data

Sali Berisha ka zhvilluar këtë të mërkurë mitingun përmbyllës në Qarkun e Korçës, ku ka komentuar edhe vizitën e Edi Ramës në këtë qytet.

Berisha tha se Rama erdhi në Korçë si një pazarxhi, ku bashkë me Niko Peleshin donin të blinin Ilir Vrenozin, pasi nuk duronte dot kritikat e këtij të fundit dhe shpirtin e tij të lirë.

Lideri demokrat tha se Rama erdhi në pushtet duke lëviz televizion më televizion me pranga në duar duke terrorizuar qytetarët, teksa u bëri thirrje korçarëve dhe gjithë shqiptarëve që më 11 Maj të shpëtojnë kombin që në 10 vite ka numrin më të lartë të emigracionit në botë dhe numrin më të ulët të lindshmërisë.

Sali Berisha: Miq, korçare dhe korçarë të mençur, mos harroni kurrë një moment. Ai që erdhi në pushtet me votë në 2013, ai krenarisht kalonte nga një studio televizive në një studio televizive tjetër me hekura në dorë për të terrorizuar qytetarët e vet. Mendoi se, në këtë mënyrë, ai do të dominë mbi ta, do t’i bullizojë ata. Në këtë mënyrë, ai tregonte në të vërtetë fytyrën e paraardhësve të tij, të cilët kishin vendosur varje të kundërshtarëve politikë.

Erdhi në Korçë, dhe erdhi si pazarxhi. Mendoi se këtu, me Nikon e tij do mund të blinte një qytetar të thjeshtë të Korçës, njërin prej jush. Do mund ta blinte, sepse nuk i duronte dot kritikat e tij, nuk duronte dot shpirtin e tij të lirë, dhe u bë gati ta blinte. Mirëpo, qytetari i Korçës, të cilit i uroj sot ditëlindjen, rastisi njëri prej jush, rastisi me karakterin tuaj, me normat tuaja morale, jo të sojit të tij, as të Peleshit të tij. Dhe e gjithë fushata e tij, u përqendrua në Korçë tek ky njeri që i uroj edhe 120 vite të tjera, Ilir Vrenozit.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related