“Fushatën e PD e ideoi LaCivita”/ Berisha jep detaje për rolin e strategut amerikan: Kur unë marr këshilltar, ndjek atë

Data

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha, ka treguar për ndikimin e LaCivitës në fushatën e tij.Berisha i ftuar në një emision tha se e gjithë fushata është e ndikuar nga këshilltari i Trump, ai tha se këshilltari është marr me çdo element të fushatës ndërsa pika kyçe ishte takimi me njerëzit.

“Fushata është e ideuar prej tij. kur ti merr një këshilltar dhe ti mendon se ai është njeri suksesi ti do zbatosh idetë e tij. unë e kam konsideruar të domosdoshme të marr këshilltar. Kur unë marr këshilltar, ndjek atë. Ata miratojnë tezat, organizimin e fushatës, faktikisht e tëra është fushatë e drejtuar nga LaCivita.

ProfitSence Logo

Në fushatën e Trump këta arritën në përfundimin se kyçi i fitores ishte takimi direkt me njerëzit. Në qoftë se Kamala kishte gjithë fitoren me vete, kishte të gjitha pollet me vete, Trump atëherë u rikthye në takimet me njerëzit. Këta kanë sjellë si risi se në takim me njerëzit ti mund të ndryshosh rezultatin. Ne këtë jemi munduar të bëjmë”, tha Berisha.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related