Gazment Bardhi ka denoncuar drejtorin Policisë së qarkut Fier, Skënder Hitaj, duke e akuzuar se ka dhënë urdhra ndaj vartësve të tij që të inskenojnë ngjarje dhe të pengojnë PD-në në fushatë.
Drejtuesi politik i PD në këtë qark, Bardhi, shprehet se për këto “janë informuar në kohë reale prokurorët e posaçëm dhe institucionet ndërkombëtare të monitorimit të zgjedhjeve”.
Ndër të tjera ai shkruan se Hitaj e ngatërron atë dhe kandidatët e PD-së me Belinda Ballukun, Ceno Klosin dhe Klevis Jahajn.
