Trump mbron Hollywood/ Tarifa 100 përqind për filmat e prodhuar jashtë SHBA

Data

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, deklaroi se do të vendosë tarifa prej 100% për filmat e prodhuar në vendet e huaja, në kuadër të përshkallëzimit të mosmarrëveshjeve tregtare me shtete të ndryshme në mbarë botën.

 

Në një postim në platformën e tij Truth Social, Trump u shpreh se industria amerikane e filmit po “vdes me shpejtësi” dhe akuzoi vende të tjera për një “përpjekje të organizuar” për të joshur prodhuesit e filmave me stimuj financiarë, gjë që ai e cilësoi si “kërcënim për sigurinë kombëtare”.

“Kjo nuk ka të bëjë vetëm me ekonominë – është edhe propagandë! DUAM FILMAT TË PRODHOHEN NË AMERIKË, SËRISH!”, shkroi Trump ne Truth Social.

Presidenti Amerikan tha se ka autorizuar Departamentin e Tregtisë dhe Përfaqësuesin për Tregtinë të nisin procesin për vendosjen e tarifave, megjithëse detajet e sakta mbeten të paqarta.

Nuk dihet nëse tarifat do të përfshijnë prodhimet amerikane të realizuara jashtë vendit, si dhe nëse do të aplikohen edhe për filmat që publikohen vetëm në platformat online si Netflix, përveç atyre që shfaqen në kinema.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related