SPAK “troket” te dera e zonjave të pushtetit juristi i njohur zbulon lëvizjet e heshtura të prokurorëve që sinjalizojnë

Data

Një furtunë e re hetimore duket se po merr formë në zyrat e Strukturës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), ndërsa në heshtje, por me hapa të qartë proceduralë, janë thirrur disa deputete gra, figura kyçe të Partisë Socialiste dhe qeverisë. Ky zhvillim është zbuluar nga avokati i njohur, Sokol Hazizaj, i cili në një deklaratë të fortë në rrjetin e tij social ka dhënë sinjalin se nuk kemi të bëjmë me një thirrje formale, por me lëvizje konkrete që paralajmërojnë ndërtimin e një dosjeje të madhe, e cila mund të tronditë deri në majat më të larta të pushtetit në PS.

“Një këshillë ose sipas qejfit, për vajzat ose gocat deputete që janë thirrur sot në SPAK. Mirë është të jeni të kujdesshme në deklarime sepse kjo është një lëvizje serioze dhe sinjal se SPAK ka nisur ose ka në dorë një procedim penal ku këta persona kanë dijeni ose rol të mundshëm. Por kjo nuk do të thotë domosdoshmërisht se ndaj jush ka akuzë – të paktën jo ende”, shkruan Hazizaj

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related