Gjatë një takimi me banorët e lagjes “Mark Lula” në Shkodër, Tom Doshi u kërkoi votën socialistëve, duke e konsideruar Benet Becin si një të infiltruar të PD-së dhe se të gjithë drejtorët në Bashki i ka vendos demokratë.
Gjatiashtu, Tom Doshi e akuzoi Benet Becin se po u bën presion për vota qytetarëve me ndihmën sociale, teksa theksoi se kryebashkiaku i Shkodrës do të përfundojë në burg pas zgjedhjeve.
Më tej, Tom Doshi pranoi indirekt se prej 20 vitesh ka qenë ai në krye të PS-së së Shkodrës.
“Në 2025 Benet Beci iu bën presion njerëzve me ndihmë sociale, duke i kërcënuar se do ua ndërpresë atë nëse nuk votojnë PS. I infiltruari i Sali Berishës erdhi me mision që të shkatërrojë PS në bashkinë e Shkodres nuk ka asnjë drejtor socialist, janë të gjithë të ardhur nga PD. Beneti është sigël e PS por bën punët e PD. Iu bëj thirrje socialistëve të votojnë PSD se pas zgjedhjeve Beneti do shkojë në burg. Vota për PSD është nderi më i madh që i bëjmë Benetit.
