Fushatë me paratë e shtetit në Fier dhe mbrojtje ndaj të fortëve, Balluku dhe Kapllanaj nën hijen e kompanive…

Data

Në Fier, një fushatë elektorale që ngjan më shumë me një operacion klientelist sesa një proces demokratik është duke u zhvilluar nën mbikëqyrjen e disa figurave të njohura të politikës lokale, përfshirë ministren Belinda Balluku e cila është drejtuesja e këtij qarku për PS dhe ish-kryebashkiakun e Mallakastrës për PD, Agron Kapllanaj, i cili ka shumë ndikim në këtë zonë. Fushata dyshohet se ka përfshirë përdorimin e parave të shtetit dhe tenderëve të dyshimtë për të siguruar mbështetje, por edhe përdorimin e të fortëve dhe Policisë së Shtetit për interesat e tyre.  Këtë fakt e evidentoi përplasja fizike që ndodhi në zonën Fier–Patos, në afërsi të kompanisë ndërtuese “Shkëlqimi 07”, më 15 prill.

Sipas hetimeve, në këtë përplasje u përfshinë Klaudio dhe Ledjan Kapllanaj, nipër të Agron Kapllanajt, si dhe Gerald Kollçaku, mik i afërt i tyre dhe punonjës në fabrikën e familjes Kapllanaj, për të cilët Prokuroria e Fierit ka nisur hetimet. Këta të fundit dhunuan agjentët e BKH teksa po hetonin një çështje të rëndësishme në Fier. Skënder Hita, drejtori i Policisë së Fierit, i emëruar në këtë detyrë në nëntor të vitit të kaluar me bekimin e zv/kryeministres Belinda Balluku, është sot nën dyshime të rënda se ka vënë policinë në shërbim të interesave të ngushta politike dhe kriminale. Agron Kapllanaj, në një deklaratë që shokoi opinionin publik, pranoi se pas marrjes së targës së makinës së hetuesve, punonjësit e kompanisë së tij ia dorëzuan atë një efektivi të qarkullimit rrugor i cili më pas e verifikoi në sistem dhe e shpalli “të paregjistruar”.

Në një shtet ligjor, një qytetar i zakonshëm do të procedohej për ndërhyrje të paligjshme në sistem. Por në Fier, kjo është praktikë e përditshme për njerëz si Kapllanajt, që kanë në xhep policinë dhe sistemin. Deri më sot për Skënder Hitën, por edhe Kapllanajn nuk është marrë asnjë masë.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related