Kongresi i PPE, Berisha: Sot miratohet rezoluta e katërt që dënon Ramën

Data

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha, prej dy ditësh është i pranishëm në Kongresin e Partisë Popullore Evropiane (PPE) në Valencia.

Gjatë një prononcimi për mediat, Berisha tha se ky është forumi më i rëndësishëm politik në Europë sot, ku marrin pjesë kancelari Merz, 14 kryeministra europianë, presidentja e KE-së Ursula von der Leyen, presidentja e Parlamentit Evropian Roberta Metsola, si dhe shumë komisionerë dhe eurodeputetë.

Në fjalën e tij, Berisha denoncoi gjendjen politike në Shqipëri, duke e quajtur vendin “narkoshteti i parë dhe i vetëm në Europë” dhe akuzoi kryeministrin Edi Rama për manipulim të zgjedhjeve dhe dhunë politike ndaj opozitës, me qëllim sigurimin e një mandati të katërt. Berisha tha se mesazhi i tij u prit shumë mirë dhe se ndjeu se kishte përmbushur detyrimin ndaj popullit opozitar dhe qytetarëve shqiptarë.

Deklarata e plotë:

Prej dy ditësh, gjendem në Valencia, në punimet e Kongresit më të rëndësishëm që mbahet sot në Europë, Kongresit të PPE, në të cilin marrin pjesë, de facto, udhëheqja më e rëndësishme e kontinentit, kancelari Merz dhe 14 kryeministra të vendeve europiane, presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen dhe një numër i konsiderueshëm komisionerësh, kryetarja e Parlamentit Europian, znj.Metsola, dhe një numër i konsiderueshëm europarlamentarësh marrin pjesë nga delegacionet e të gjitha partive të qendrës së djathtë të Europës, të cilat janë të anëtarësuara në PPE.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related