‘E vërteta nuk blihet me 6 milionë $’, Basha reagon për lobimin e Berishës: Sot opozita do ishte në pushtet nëse…

Data

Gjatë bashkëbisedimit me ndjekësit në facebeook, drejtuesi politik i Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha, iu përgjigj pyetjes se “pse tradhëtoi Sali Berishë”. Në përgjigje, Basha theksoi se nuk ka tradhëtuar asnjëherë Partinë Demokratike, duke shtuar se ka kontribuar në mënyrë vendimtare për forcimin e saj. Ai përmendi sukseset e tij, si fitimi i 7 mandateve në 2005 dhe 2009, dhe angazhimin e tij në betejën kundër Edi Ramës. Sipas tij, sakrificat për PD kanë qenë të mëdha dhe ka marrë vendime të vështira për të mbrojtur interesat e demokratëve, siç ishte edhe vendimi i vitit 2021 për të qëndruar në krah të SHBA-së.

Sipas tij, Sali Berisha sot paguan 6 milion dollarë për një vizë për të shkuar në Amerikë, ndërkohë që po të kishte ndjekur rrugën që vetë e premtoi të mospërfshirjes së PD në konfliktin me SHBA, sot do ishte në pushtet.

Basha gjithashtu iu përgjigj edhe pyetjes për marrëdhënien e tij me Edi Ramën. Ai theksoi se kryeministri është përfshirë në një skandal me McGonigal, i cili është dënuar për korrupsion. Sipas tij,  Rama ka përdorur gjithçka për të luftuar opozitën, ndërkohë që ai vetë ka qëndruar i pastër dhe pa kompromentuar parimet dhe interesat e qytetarëve.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related