Adriatik Lapaj, drejtues i koalicionit “Nisma Shqipëria Bëhet”, në një takim me banorët e Kamzës ku prezantoi kandidatët, tha se duhet shembur ky sistem, për të bërë të mundur njëherë e mirë ndarjen përfundimtare me të shkuarën.
Lapaj thekson se Kamza është shembulli i keqshpërdorimit të politikës, pasi i kanë lënë qytetarët pa legalizime, pa trotuare, pa lulishte, pa shkolla, etj. Ai u bëri thirrje qytetarëve që ta ndëshkojnë PS-në me votë.
“Politikanët shkojnë nga qarku në qark dhe gënjejnë. Këto nuk janë zgjedhje, janë referendum. Ta shembim këtë sistem, të bëjmë njëherë e përfundimisht ndarjen e madhe. Të ndërtojmë një republikë për qytetarët. Mendojeni punën e zgjedhjeve me shumë maturi.
12 maji do të ndajë historinë e Shqipërisë. Kamza është shembulli i keqshpërdorimit të politikës, ju lanë pa legalizime, pa trotuare, pa lulishte, pa shkolla, etj. Prandaj ndëshkojeni me votë.
