“Një familje mafioze”/ Gazetari ‘skanon’ dosjen e akt-akuzës për Berishën: Si nuk është ngritur akuza për grup kriminal

Data

Akt akuza 500 faqe e SPAK për Berishën dhe familjen e tij u diskutua mbrëmjen e sotme në një studio televizive.

Gazetari Adriatik Doçi u shpreh, se kjo dosje e akt akuzës zbuloi qartazi se si funksiononte në pushtet një familje mafioze si ajo e Berishës, duke vendosur tarifa për shërbime të caktuara.

“Duke dalë jashtë kornizave të ftohtë juridike. Për herë të parë, kjo dosje vizaton familjen e parë mafioze në Shqipëri. Jam i çuditur pse nuk është ngritur akoma akuza e grupit të strukturuar kriminal. Për herët të parë dalin tarifat që jep familja në pushtet. Për herë të parë vendoset taksë dhëndri. Vajza e tij vendos një taksë 3% për të ngritur traun për të shkuar tek Sali Berisha.

Tek kjo dosje dalin tarifat që vendos familja për shërbime të caktuara. Kemi konceptin e rrethit të mbyllur. Edhe kompania që do ruante kantierin, ka si pronar vëllain e Erzen Breçanit, bashkëshortin e Shpresa Breçanit, mbesa e Sali Berishës. Kur këto kompani kishin probleme me banorët, vihej në dispozicion Erzen Breçani dhe policia e shtetit.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related