“Një nga fansat e mi më të flaktë është bababufi”/ Kandidatja e PS, Çaushi vijon ironizimet: O Gazo, o balerin ti…

Data

Kandidatja e PS në Fier, Zegjine Çaushi, nuk kursen ironizimet në rrjetin social facebook drejtuar Gazment Bardhit. Ajo i kujton Bardhit se sot pritet të shkojë edhe kryesocialisti Edi Rama në Fier për takimet elektorale, ndërsa i thotë se ka ngelur duke bërë fushatë me 3 demokratët që ka nga pas.

“O Gazo, o balerin. Mirëmëngjesi, si mu gdhive sot? Ne na vjen Edi Rama në Fier. Ti vazhdon me postime dhe kërcënime. Punë hiç, takime hiç, ore ikën ditët. 10 ditë kanë mbetur, me çfarë do t’i udhëheqësh këta tre demokratët që të kanë ngelur, me postime? Më thanë që një nga fansat e mi më të flaktë është bababufi, mi shikon videot me ëndje dhe thotë: ‘Kjo i vjen hakut Gazit, e gjeti ustain’”, shprehet kandidatja

Çaushi i përmend Bardhit gjithashtu edhe ato që ka thënë më parë për Sali Berishën, teksa shton se edhe bababufi i sheh me ëndje videot që bën ndaj tij. Mes të tjerash, ajo thekson se Berisha nuk harron asnjë deklaratë të Bardhit dhe se ai “ka ngrënë burra nga PD, dhe jo më “balerinët si ty s’i ka për gjë hiç”.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related