Zbulohet biznesmeni që vuri në kontakt shefin e qarkullimit me personin që e korruptoi

Data

Zbulohet emri i biznesmenit që iu sekuestrua celulari në kuadër të hetimit të shefit të qarkullimit Roven Zeka.

Bëhet fjalë per Ndriçim Babasin, ish-deputet, i cili dyshohet të ketë vendosur kontaktin mes Zekës dhe personit që dyshohet se ka paguar per të mos iu arrestuar bashkëshortja e përfshirë në aksident.

Nderkohë SPAK ka sekuestruar kamerat e bllokut të sigurisë pasi Zeka dyshohet të jetë vizituar nga disa zyrtarë policie. Vizitat në qelitë e bllokut të sigurisë janë të ndaluara me personat nën hetim. Zeka dyshohet për korrupsion dhe është arrestuar bashkë me dy vartësit e tij Sokol Novaku dhe Edison Tabaku./ vna.al

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related