Protestojnë fermerët e Roskovecit dhe Dimalit: Nuk po shesim prodhimet

Data

Çmimi i ulët i trangullit dhe domates ka nxitur sot në mesditë një protestë të dhjetëra fermerëve nga bashkitë Roskovec dhe Dimal.

Fermerët, të mbledhur në rrethrrotullimin e fshatit Suk 1, hodhën përtokë arka me domate dhe tranguj, duke i bërë apel shtetit të mos i braktisë.

Sipas tyre, çmimi i ulët me të cilin grumbulluesit kërkojnë të blejnë produktet e tyre i ka futur në vështirësi serioze, pasi nuk mbulojnë dot as kostot e prodhimit.

Ndër të tjera, fermerët propozojnë si zgjidhje vendosjen e një tabele elektronike me çmime javore për produktet bujqësore pasi për ta janë pikat e grumbullimit ato që bëjnë lojëra të përsëritura me çmimet.

Sipërfaqet e mëdha me sera në këto zona luajnë një rol kyç në ekonominë e fermerëve, por mungesa e kontrollit nga shteti dhe vështirësitë me të cilat përballen po i demoralizojnë dita-ditës.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related