Një skandal ka ndodhur sot në QSUT, ku fushata e mbajtur nga Kryeministri Edi Rama ka bllokuar rrugën kryesore, duke penguar kalimin e ambulancave dhe duke rrezikuar shërbimet emergjente për qytetarët.
Rama kishte thirrur mjekët për të marrë pjesë në një mitingun e tij, ndërsa disa prej tyre kanë lënë punën prej 3 orësh dhe janë angazhuar për këtë aktivitet politik.
Në pamjet e publikuara nga Syri.net, duket shoferi i një ambulance, i cili po transportonte një pacient, ka hequr një kon që ishte vendosur për të bllokuar rrugën dhe është drejtuar menjëherë drejt QSUT.
Aktiviteti politik i kryeministrit ka shkaktuar një kaos të madh, ndërsa ambulancat kanë mbetur të bllokuara për më shumë se 3 orë, duke e vështirësuar edhe më tej ofrimin e shërbimeve të nevojshme për pacientët që ndodhen në gjendje të rëndë.
Në një moment, Kryeministri Rama ka folur për situatën e onkologjisë në Shqipëri, por ka harruar të përmendë denoncimet që ka bërë media dhe qytetarët për mungesën e medikamenteve të nevojshme për pacientët.
