“Tani është koha…”/ Sekretari Rubio për bisedimet për Ukrainën: Afër paqes, por jo mjaftueshëm

Data

Marco Rubio ka deklaruar se një marrëveshje për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë është “afër, por jo mjaftueshëm afër”, duke theksuar se SHBA-të mund të tërhiqen nga bisedimet e paqes nëse nuk ka përparim brenda ditëve të ardhshme.

Trump pati një takim të jashtëzakonshëm me Presidentin Zelensky, ku u shpreh optimist për një marrëveshje paqeje. Megjithatë, ai gjithashtu kritikoi Putinin për sulmet ndaj qyteteve ukrainase dhe Zelenskyn për kërkesat e tij lidhur me Krimenë. Takimi ndodhi në prag të funeralit të Papës dhe, sipas Zelenskyt, pati “potencial historik”, duke theksuar se do të jetë një hap i rëndësishëm në kërkimin për paqe

Sekretari i shtetit i SHBA-së tha se përpjekjet e Presidentit Trump për të ndërmjetësuar mes Ukrainës dhe Rusisë po hynin në një “javë kritike” dhe shprehu shqetësimin për përparimin e ngadaltë. ‘Tani është koha për të vendosur”-tha ai. SHBA-të kanë ushtruar presion mbi Ukrainën që të pranojë një marrëveshje paqeje që kërkon pranimin e kontrollit rus mbi territore të pushtuara. Zelensky ka refuzuar të njohë sovranitetin rus mbi Krimenë dhe ka kërkuar një fund të menjëhershëm të luftimeve.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related