Meta rendit nga qelia arsyet përse nuk duhet votuar qeveria e Edi Ramës

Data

Ilir Meta, në një mesazh audio nga burgu, drejtuar anëtarëve dhe simpatizantëve të Partisë së Lirisë, ka renditur një sërë arsyesh përse nuk duhet votuar qeveria e Edi Ramës.

Meta ka denoncuar situatën aktuale të vendit, duke akuzuar qeverinë për korrupsion të organizuar dhe lidhje nepotike, që sipas tij, kanë sjellë një grumbullim të taksave të larta dhe të ardhurave të ulëta për shqiptarët.

“Jemi vendi me taksat më të larta në të gjithë rajonin, por edhe me të ardhurat  më të ulëta, e shkak për këtë është vetëm korrupsioni i organizatës të Edi Ramës dhe  mbi 400 lidhje nepotike në sistemin e tatimeve dhe të doganave që janë sot.

Ngritja e nivelit të të ardhurave nga 27%-28% në 41%–42%, sa vendet e rajonit  tonë, do të thotë këto taksa të hyjnë në Buxhetin e Shtetit çdo vit 3.2 miliard euro ose 13 miliard euro në 4 vite.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related