“Lulin e bënë leckë”, Rama: Ku u gjetën 6 milionë euro për damkën e Berishës

Data

Edi Rama, gjatë një takimi me gratë dhe vajzat në qytetin e Vlorës, ka komentuar lobim 6 milionë dollarë në SHBA nga Partia Demokratike.

Rama tha se Berisha i ka paguar këto para për të hequr “non gratën”. Sipas kryeministrit këto janë para të dyshimta ndaj ngriti pyetjen se ku u gjetën këto para.

Rama risolli në vëmendje faktin se për 500 mijë euro, Sali Berisha e bëri “leckë” Lulzim Bashën.

“Unë besoj që të gjitha ju që jeni këtu sot ashtu si të gjithë të tjerët që e ndjekin këtë ballafaqim jeni sot të habitura nga fakti që janë paguar 6 milionë euro. Thuhet nga patriotët. Ju kujtohet se edhe herën e kaluar Luli për 500 mijë u bë leckë. Edhe ai tha u mblodhën disa patriotë.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related