“Bën takime vetëm me gra”, Rama: I mbushim sallat më shumë se ata me kashtën dhe koq*t e tyre

Data

Edi Rama i është rikthyer etiketimeve për burrat, pas bujës që bëri në opinionin publik, termi çyryk që ai përdori për t’ju referuar 50% të gjinisë mashkullore.

Sot Rama ua la fajin paraprakisht si njollë burrave të Vlorës, nëse siç tha ai më 11 Maj qarku bregdetar nuk thyen një rekord elektoral me vota për Partinë Socialiste dhe besimin për të futur Shqipërinë në BE.

“Në 11 maj ka një mesazh për vlonjatët, gjithë Shqipëria ka probleme, të gjitha qytetet e Shqipërisë kanë probleme, por unë ju them që në çdo qytet që unë shkoj më thonë a do bëhet edhe qyteti ynë si Vlora. Unë di një gjë: ‘Nëse ka zgjedhës burra dhe djem që në ditën e votimit duhet të shkojnë të votojnë janë burrat dhe djemtë e Vlorës, dhe pastaj patjetër dhe gratë dhe vajzat’. Nëse doni më shumë për Vlorën unë dua më shumë nga Vlora në 11 maj. Kam bindjen absolute, nëse Vlora përtej të gjitha të tjerave, mbahet për sensin e historisë, duhet të provoni sensin e keni dhe sot ku në 11 maj shqiptarët shkojnë në takim me historinë. Në 11 maj PS, do fitojë në gjithë Shqipërinë, në disa qarqe do thyejë rekord. Në zgjedhjet për Europën, nëse Vlora nuk thyen rekord, do jetë turpi i gjithë atyre burrave që nuk shkojnë në votime”, tha Rama.

Rama i është përgjigjur kritikave se gjatë fushatave elektorale për zgjedhjet e 11 majit, bën takime vetëm dhe gratë dhe vajzat, e jo me burrat e djemtë.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related