Sali Berisha ka zhvilluar këtë të shtunë një miting në Pogradec, në kuadër të fushatës elektorale për zgjedhjet parlamentare të 11 Majit.
Gjatë fjalës së tij, Berisha e sfidoi sërish Ramën që të dalin në debat, madje lideri demokrat i vetëm dhe kryeministri me “suflerët” e tij. Por, sipas Berishës, Ramës nuk ia mban se vetëm ka vjedhur.
Më tej, lideri demokrat renditi një sërë akuzash për abuzime të Qeverisë, teksa shtoi se Edi Rama aq sa ka të gjatë trupin aq ka dhe dorën për të vjedhur.
Berisha theksoi se Edi Rama erdhi në politikë në të 30-tat e tij, por u lidh menjëherë me krimin, me trafikantët nga të cilët nuk u nda kurrë.
“Unë e kam ftuar Edi Ramën të vijë këtu dhe prap e ftoj, të dalim ballë për ballë. Ai të marrë suflerë unë vetëm tek. Ai le ti rreshtojë suflerët mbrapa, unë vetëm. Të dalim tu themi shqiptarëve njëherë, pogradecarëve; po si ndodhi që malazezi e trefishoi pensionin, kurse shqiptari mbeti nga 143 mijë shkoi në 172 mijë. Por është edhe më keq, është shumë më keq akoma. Se çmimet në Shqipëri u rritën 250%. Çfarë do të thotë kjo? Kjo do të thotë që pensionisti në Pogradec, në Tiranë për të blerë aq sa blinte në vitin 2013 me 143 mijë lekë, duhet të shpenzojë sot 390 mijë lek. Urdhëro zoti Rama, urdhëro hajde këtu, me statistika të institutit tënd, të faktojmë, të faktojmë se kush i çove paratë e shqiptarëve. Por nuk del dot, nuk ja mban. Sepse ka vjedhur, ka vjedhur dhe vetëm ka vjedhur.
