Fushata elektorale duket se ka arritur kulmin dhe duket se janë shtuar edhe akuzat dhe kundër-akuzat ndaj palëve politike në terren.
Një përplasje në 24 orët e fundit është regjistruar edhe në zonën e Maliqit, ku fillimisht ishte deputeti i PD-së Edmond Spaho, ai i cili shpërndau disa foto në rrjetet sociale, ku dhjetra qytetarë po merrnin thasë me miell, sipas demokratit, në këmbim të votave për Partinë Socialiste në zgjedhjet e 11 Majit.
Edmond Spaho tha se mielli po shpërndahej nga bansat e Sonil Sulo Pines dhe Vjollca Qatos, teksa paraljmëroi se do të bënte kallëzim në Prokurorinë e Posaçme (SPAK).
“Filloi shperndarja e miellit ne Maliq ne kembim te votave.
PS po shperndan miell nga shtepite e Sonil Sulo Pine dhe Vjollca Qato.
