Arsyeja/ Padia për shpifje, shtyhet seanca gjyqësore mes Lapajt e Shehajt

Data

Seanca e parë e padisë për shpifje të kreut të ‘Shqipëria Bëhet’ Adriatik Lapajt ndaj kreut të Partisë Mundësia Agron Shehajt, është shtyrë.

U raportua se shkak për shtyrjen e seancës është bërë mungesa e Agron Shehajt i cili sipas gjykatës nuk ishte njoftuar, ndërsa Lapaj ishte i pranishëm.

Adriatik Lapaj paditi për shpifje në SPAK Agron Shehajn pas akuzave se ka marrë 45 mijë euro nga një kompani e Çopjave. Shehaj e akuzoi Lapajn se kishte marrë 45 milionë lekë nga kompania “Merkaj 3 shpk”, e sekuestruar nga SPAK pasi përdorej për të pastruar paratë e grupit kriminal të  “Çopjave”.

Ai mohoi akuzat duke thënë se paratë nuk i kishte marrë dhe ishin thjesht detyrime ndaj shërbimeve si avokat ndaj kompanisë në fjalë. Shehaj vazhdoi sërish me akuzat, duke i shoqëruar edhe me dokumente, ku thoshte se Lapaj ka marrë përsipër regjistrimin e një prone miliona euroshe që kompania e Çopjave kishte blerë në bregdet.

Sipas Shehajt, vendimi për pronën është dhënë nga vetë vjehrri i Adriatik Lapajt, Alltun Çela, kur ai ishte kryetar i Gjykatës së Sarandës.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related